Sport

Azerbajxhani, kundërshtari i fundit i Shqipërisë para Evropianit

Azerbajxhani do të jetë kundërshtari i fundit i Shqipërisë para Kampionatit Evropian të futbollit që këtë verë mbahet në Gjermani.

Ndeshjen kundër Azerbajxhanit, Shqipëria e luan më 7 qershor Ndeshjet tjera miqësore i ka me Kilin më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, ndërsa tre ditë më vonë ndaj Suedisë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.

Para ndeshjes me Azerbajxhanin, Shqipëria më 3 qershor luan miqësore kundër Lihtenshtejnit. Më 15 qershor, Shqipria e luan ndeshjen e parë në Evropian kundër Italisë në Drotmund.

Katër ditë më vonë përballet me Kroacinë në Hamburg, ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena”.