Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azemi: “Plisat” na munguan shumë, Kupa shkon për ta

Edmond Azemi, kapiteni i Prishtinës në basketboll, pas triumfit në Kupën e Kosovës të zhvilluar në Mitrovicë, ka thënë se kjo kupë shkon për tifozët e klubit “Plisat” që nuk mbështetën nga afër ekipin.

“Plisat”, që thanë se munguan në finale për shkak të mungesës së transportit, kur ishin në gjysmëfinale ndaj Trepçës, ishin sulmuar duke iu thyer autobusi.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë. Nuk ishin të saktë sa ne që ishim të mirë në treshe. Plisat na kanë munguar shumë. Kemi pritur se do të vijnë. Kemi pas informata që janë nisë. Kemi luajtur për ta. Ata janë lojtari i gjashtë. Ia dedikoj trofeun atyre”, ka thënë Azemi për KTV-në.

Prishtina në finalen ndaj Pejës fitoi me rezultat 77:66.