Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, pranon se deri në fund të ndeshjes Spanja nuk e ka pasur të sigurt fitoren kundër Kosovës.
Kosova humbi në Prishtinë nga Spanja 2:0, në ndeshjen që i takoi kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
“Ishte një lojë e kontestuar deri në fund. Shënuam në fund dhe na lehtësoi. Fusha nuk ishte optimale. Ne kemi punuar për të luajtur me një prekje dhe me një fushë si kjo ishte e komplikuar. Në fund, gjëja e rëndësishme është rezultati. Ne me të vërtetë dëshiruam fitoren. Ne jemi Spanja dhe kërkesat i kemi për të fituar. Dhe, tani duhet të fitojmë gjithçka”, ka thënë Laporte.