Hartbergu është duke luajtur në grupin për mbijetesë në elitën e futbollit austriak, ndërsa pjesë e skuadrës është edhe Donis Avdijaj, që aktualisht është i huazuar nga Zuerichu i Zvicrës.
Avdijaj momentalisht është i fokusuar në ndeshjet e ardhshme, dhe nuk po e mendon të ardhmen.
“Nuk po mendoj për të ardhmen për momentin. Kam ndryshuar si lojtar nga e kaluara. Në të kaluarën, shpeshherë kam fituar ndeshjet i vetëm, ndërsa tani po fokusohem që të luajë rol në ndërtimin e strukturës së ekipit. Mendoj se situata momentale ka nevojë për përqendrim të plotë dhe nuk po mendoj shumë për të ardhmen. Por synimet e mia janë të qarta. Mund ta kem problem që të marrë vëmendjen e klubeve të mëdha në Austri, por ëndrra ime është që të rikthehem në Bundesligën gjermane”, ka thënë Avdijaj, shkruan “Sky Sport” i Austrisë të mërkurën.