Sport

Avdijaj shënon gol në disfatën e Zuerichut

Donis Avdijaj ka shënuar gol, por që nuk i ka mjaftuar Zuerichut. Kampioni i Zvicrës pësoi të enjten mbrëma me shifrat 2:1 nga skuadra norvegjeze Bodoe/Glimt.

Ndeshja i ka takuar Grupit A të Ligës së Evropës. Zuerichu mbetet i fundit në grup, pa pikë. Bodoe udhëheq me katër pikë. Ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së është shtyrë. Ole Selnaes shënoi autogol për rezultatin 1:0 në të mirë të Bodoes, në minutën e 54-t.

Për 2:0 shënoi Hugo Vetlesen në minutëne 58-të. Avdijaj ngushtoi rezultatin në minutën e 81-të, por Zuerichu nuk bëri më shumë deri në fund. Avdijaj në lojë hyri në minutën e 61-të. Te Zuerichu startuan Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu në mbrojtje dhe Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi në mesin e fushës.

Fidan Aliti qëndroi në stol, njëjtë si Selmin Hoxha.