Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj është larguar sot nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm ndaj Ukrainës me arsyetimin se është lënduar.
Sporti në KTV mëson se ai është larguar nga Shkodra me arsyetimin se është i lënduar dhe në nuk mund të luajë, pak kohë para se takimi të fillojë.
Ai dje ka stërvitur pa ndonjë problem dhe ka qenë i gatshëm për këtë takim, por Sporti në KTV mëson se arsyeja e largimit të tij ishte se nuk ishte titullar ndaj Ukrainës. Avdijaj është nisur drejt Kosovës.
Takimi pritet të fillojë në ora 20:45.