Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj kërkohet në Itali e Francë

Donis Avdijaj mund të largohet nga skuadra e elitës së futbollit austriak, Hartberg, pas vetëm një sezoni.

Ai, megjithatë, e ka mundësinë e qëndrimit në Austri edhe për një sezon tjetër, apo të largohet për një ligë më të fortë.

Mediumi austriak “90minuten” ka shkruar të mërkurën se për Avdijajn ka interesim nga futbolli italian dhe ai francez.

Avdijaj 25-vjeçar ka kontratë me Hartbergun austriak deri në vitin 2023.

Në sezonin e fundit, ish-futbollisti i Schalkes shënoi pesë gola dhe kontribuoi me dy asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm