Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ausilio: Asllani i rëndësishëm për Interin

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani është i rëndësishëm për skuadrën italiane.

Ai ka mohuar se Interi ka qenë i interesuar për transferimin e Armando Brojës nga Chelsea.

Për Asllanin dhe Brojën ka folur pas kursit për drejtor sportiv të organizuar në Tiranë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar Brojën, sepse jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën dhe e di që po rikuperohet nga një lëndim i rëndë dhe se ka shënuar edhe një gol. Shpresoj të jetë i rëndësishëm për kombëtaren që nga enjtja, por për Interin nuk është një mundësi. Kristjan Asllanin e kemi marrë sepse e konsiderojmë të rëndësishëm për Interin, edhe pse është shumë i ri dhe me pak përvojë. Ai ka nevojë për kohë. Ne besojmë tek ai, madje edhe trajneri”, ka thënë italiani, raportojnë mediume të ndryshme në Itali.

Asllani 21-vjeçar pjesë e Interit është prej korrikut të vitit të kaluar. Si futbollist është zhvilluar në Empoli. Me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm