Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyangu kërkon të largohet nga Arsenali

Pierre Emerick Aubameyang, do të largohet nga Arsenali.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, sulmuesi ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet te Barcelona, gjatë janarit.

Katalunasit janë në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Suarezit, që do të mungojë rreth katër muaj, transmeton KTV.

Aubameyangu nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Topçinjtë”, pavarësisht se i ka nisur bisedimet tash e një kohë.

30-vjeçari këtë sezon me londinezët në të gjitha garat ka shënuar 16 gola.

Artikuj të ngjashëm