Atletico Madridi ka humbur apelin në Gjykatën e Arbitrazhit për Spor [CAS] kundër ndalimit të transferimeve nga FIFA.
Kjo do të thotë se klubi spanjoll nuk mund të transferojë lojtar deri në janarin e vitit 2018.
Njëjtë si Atletico ishte dënuar edhe Real Madridi. Dy klubet madriliene u dënuan për thyerjen e rregullave për transferimin e lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.
Ky vendim do të ndikojë negativisht në planet e transferimeve të Atleticos dhe nga Atletico. Antoine Griezmann është lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, derisa Diego Costa dhe Alexandre Lacazette po kërkoheshin nga Atletico.
Artikuj të ngjashëm