Atletico Madrid ka barazuar pa gola me Bayer Leverkusenin në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, për të shkuar tutje falë fitores në ndeshjen e parë.
Spanjollët kishin fituar 2 me 4 si mysafirë në takimin e parë dhe me atë rezultat kalojnë në mesin e tetë më të mirave të Evropës.
Leverkusen dominoi ndeshjen në Vicente Calderon, por nuk shfrytëzoi rastet për të shënuar gol.