Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico vazhdon me fitore

Atletico ka vazhduar formën e mirë në La Liga, duke arritur fitoren e pestë radhazi.

Skuadra e Diego Simeones triumfoi 1:0 në udhëtim te Rayo Vallecano.

Goli i fitores u shënua nga Koka në minutën e 49-të, pas asistimit nga Joao Felix.

Atletico e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, kur Angel Correa (85’) u ndëshkua direkt me të kuq.

Kjo fitore e ngrit Atleticon në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Rayo është e 13-ta me 32 pikë.

Artikuj të ngjashëm