Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico tenton të rrisë klauzolën e Griezmannit

Atletico Madridi është duke tentuar të rrisë klauzolën në kontratën e Antoine Griezmannit, për t’u siguruar se nuk do ta humbë yllin për një çmim të lirë gjatë verës.

Francezi pritet të largohet nga ekipi i Diego Simeones gjatë verës ndërsa Barcelona po i prin garës për shërbimet e tij.

Atletico është e vendosur që t’ia rrisë vlerën klauzolës së francezit, me qëllim që të përfitojë sa më shumë nga ndonjë marrëveshje e mundshme me Barçën.

27-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2022 dhe mund të kalojë te ndonjë ekip tjetër për 95 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Atletico po synon që klauzola e tij të jetë 200 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm