Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico synon hakmarrje evropiane ndaj Real Madridit

Atletico Madridi ka arritur shumë suksese nën drejtimin e Diego Simeones. Ka fituar trofe të ndryshëm, por jo edhe atë më të vlefshëm, të Ligës së Kampionëve. Është Real Madridi, rivali lokal, që i ka dalur në rrugë Atleticos në tentim për të fituar Championsin.

Tri herë Reali ka ndalë Atleticon në garën më të madhe evropiane të klubeve. Tani dy skuadrat madrilene do të përballen për herë të katërt mes vete, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Ndeshja e parë do të luhet të martën (sot) nga ora 20:45, me Realin si vendas, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me Simeonen në krye Atletico ka mposhtur gjigantët evropianë të tashmes dhe të shkuarës si Milan, Chelsea, Juventus e Bayern Muenchen. Madje, dy herë ka eliminuar edhe Barcelonën, por vazhdimisht ka dështuar përpara fqinjëve të Madridit.

Për dallim prej Ligës së Kampionëve, Atletico ka shuar kompleksin e inferioritetit përballë Realit në çdo garë tjetër, duke e mposhtur dy herë në Kupën e Spanjës dhe duke regjistruar katër fitore në tetë duelet derbi të La Ligës. Por asnjëherë një sukses të tillë apo një fitore nuk e ka shijuar në arenën elitare të Evropës.

Reali e ka mposhtur dy herë Atleticon në finale të kësaj gare. Vitin e shkuar fitoi 5:3 në penallti dhe në vitin 2014 e mposhti 4:1 gjatë vazhdimeve, falë golit të Ramosit në minutën e 93-të që prishi ëndrrën e Atleticos, që deri në ato momente konsiderohej si kampione e Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.