Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pëson nga Sociedadi, asiston Januzaj

Atletico Madridi ka pësuar humbje në përballjen e sotme në udhëtim te Real Sociedadi.

3 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

Ishte Willian Jose ai që shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 27 pas asistimit nga Adnan Januzaj.

Kurse golin e dytë dhe të tretë i shënoi Juanmi në minutën e 80 dhe 90+2.

Atletico në vendin e dytë mbetet me 71 pikë, përderisa Real Sociedadi në vendin e 11 ka 43 pikë.