Atletico Madrid raportohet se ka përgjysmuar klauzolën e largimit të Antoine Griezmann.
Francezi, i cili u kërkua me ngulm nga Manchester Unitedi, për shkak të dënimit të Atleticos që të mos bëjë transferime nuk u shit në drejtim të ndonjë klubi tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qershor, ai nënshkroi kontratë të re duke dyfishuar klauzolën që arriti në 200 milionë euro. Megjithatë, sipas “AS”, kjo ishte e vlefshme vetëm për periudhën në të cilën Atletico nuk guxonte të bënte transferime. Tani klauzola e Griezmannit është 100 milionë euro.
Griezmann gjatë verës ishte lidhur me një kalim edhe te PSG-ja dhe Barcelona.