Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Lacazettes

Atletico Madrid ende synon ta ketë në radhët e veta sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, sipas Marcas.

Los Rojiblancos janë të gatshëm të përfshijnë edhe një futbollist në ofertën për sulmuesin francez, transmeton KOHA.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se në këtë ofertë mund të përfshihet njëri nga këta futbollistë: Thomas Lemar, Angel Correa apo Vitolo.

Në janar Arsenali kishte refuzuar një ofertë për francezin, megjithatë këtë afat kalimtar klubi spanjoll është optimist se mund të sigurojnë shërbimet e Lacazatte.