Atletico Madridi do të tentojë të transferojë Joao Felixin e Benficas në rast se në verë largohet ylli francez Antoine Griezmann, njofton "Record" të hënën.
Felix 19-vjeçar ka impresionuar këtë stinor te Benfica, ndërsa për të kanë shprehur interesim Manchester Unitedi, Manchester City dhe Juventusi, transmeton Koha Ditore.
Por, Atletico Madridi po ashtu po mendon të bëjë ofertë për transferimin e portugezit. Por, kjo është e mundur vetëm në rast se Griezmann vendos të largohet në verë.