Atletico Madrid ka dalë në vend të parë në La Liga pas fitores 4:0 ndaj Cadizit të shtunën në mbrëmje, në xhiron e nëntë.
Joao Felix me dy gola, dhe Marcos Llorente e Luis Suarez me nga një, i dhanë fitoren ekipit të Diego Simeones.
Pas shtatë ndeshjeve, Atletico prin si skuadra e vetme pa humbje deri tash. Po aq pikë ka edhe Real Sociedadi që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.