Atletico Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Leganesit.
Vendasit patën një dominim të lehtë në këtë takim, por nuk treguan efikasitet, derisa rastet nuk munguan për të dyja ekipet, transmeton Koha.net.
Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë pikët pas barazimit prej 0-0.
Në minutën e 90+3 Leganes mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Pichu Cuellar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Atletico në vendin e katërt tani ka 36 pikë, derisa Leganes në vendin e parafundit ka 15 pikë.
Artikuj të ngjashëm