Atletico Madrid ka mposhtur Sevillën 3 me 1 për t’iu afruar në pozitën e tretë të tabelës në La Ligë.
Ekipi i Diego Simeones shënoi golin e parë në minutën e 37-të përmes Diego Godinit. Antoine Griezmann, që asistoi në golin e parë, shënoi golin e dytë për Atleticon në minutën e 61-të. Koke trefishoi epërsinë 16 minuta më pas, ndërsa Correa shënoi golin e vetëm për Sevillën në minutën e 85-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletico tani kalon në kuotën e 55 pikëve dhe i afrohet Sevillës që është e treta në vetëm dy pikë. Barça si e dyta ka 60 e Reali në pozitën e parë 65 pikë.