Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico mposht La Corunan

Atletico Madridi ka arkëtuar tre pikë të reja në La Liga, pas fitores së sotme që shënoi ndaj Derportivo La Corunas.

Skuadra e Diego Simeones fitoi këtë përballje me rezultat prej 1 me 0, raporton Koha.net.

Ishte sulmuesi Kevin Gameiro që shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 34 nga penaltia.

Në vendin e dytë tani Atletico Madridi ka 67 pikë, përderisa La Coruna në vendin e parafundit ka 20 pikë.