Atletico Madridi ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te skuadra e Almerisë.
Almeria e Atletico të dielën në mbrëmje u ndanë baras në kuadër të xhiros së 17-të.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, që në xhiron e kaluar humbi në La Liga nga Barcelona, kaloi e para në epërsi në minutën e 18-të.
Golin e realizoi mesfushori Angel Correa.
Mirëpo, në minutën e 37-të sulmuesi El Bilal Toure shënoi për 1:1 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Sergio Reguilon i mysafirëve në minutën e 89-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Edhe
Galatasaray merr pikë të vlefshme ndaj Atleticos
Atletico pas 17 xhirove ka 28 pikë.
Almeria në vendin e 13-të ka dhjetë pikë më pak.