Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi fiton bindshëm ndaj Eibarit

Atletico Madridi është kthyer te fitorja në La Liga. Lideri i elitës së futbollist spanjoll ka mposhtur të dielën në shtëpi Eibarin me rezultat të thellë 5:0.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit të cilët shënuan dy gola. Angel Correa shënoi fillimisht në minutën e 42-të për 1:0 dhe vetëm dy minuta më von i njëjti futbollist realizoi për 2:0.

Në fillimin e pjesës së dytë, Yannick Carrasco trefishoi epërsinë pas asistimi të Saul. Vendasit shënuan edhe golin e katërt në minutën e 53-të me Marcus Llorente.

Deri në fund madrilenët shënuan edhe një herë sërish me Llorente për rezultatin final 5:0.

Me këtë fitore, Atletico mbetet lider me 70 pikë të mbledhura ndërsa Eibari renditet në pozitën e fundit me 23 sosh.