Atletico Madridi nuk e ka ndërmend ta shesë Joao Felixin këtë vit, sipas “Marca-s”.
22-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester City, por kampioni i La Ligas ende ka besim në lojtarin më të shtrenjtë.
Trajneri Diego Simeone është i bindur se Felix ende mund të arrijë potencialin e tij në Atletico, pavarësisht vështirësive të tij. Klubi madrilen nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë në janar ose në verë.
Felix u transferua nga Benfica për 127 milionë euro në vitin 2019.
Këtë edicion ka luajtur vetëm 559 minuta në La Liga duke shënuar dy gola.