Atletico Madrid janë të interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Lacazette po shihet si zëvendësim i Griezmannit i cili pritet të transferohet këtë verë në Barcelonë, transmeton kp.
Ish-sulmuesi i Lyonit me Arsenalin nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe Diego Simeone mund t’ia jap mundësinë të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Francezi shënoi 13 gola në 35 paraqitje në Premier League në sezonin e kaluar.