Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico huazon portierin Lecomte

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për huazimin e portierit Benjamin Lecomte për sezonin 2021/22, ka njoftuar të enjten ekipi nga La Liga.

Atletico nuk ka bërë të ditur nëse e ka edhe opsionin e blerjes së 30-vjeçarit, i cili ka kontratë me skuadrën e Monacos deri në vitin 2024.

Te Atletico, kanë thënë se huazimi i Lecomtes është i rëndësishëm për klubin në sezonin e ri dhe do të jetë ndihmë shtesë për ekipin e trajnerit Diego Simeone.

Lecomte në vitin 2019 iu bashkua Monacos nga Montpellieri kurse karrierë ka bërë edhe te Lorienti e Dijoni.

Sezonin e shkuar, ai pati 28 paraqitje në Ligue 1.