Sport

Atletico fiton për herën e katërt rresht në La Liga

Atletico Madridi e ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në La Ligën spanjolle.

Të udhëhequrit e trajnerit Diego Simeone, të premten mbrëma triumfuan ndaj Cadizit mysafir me rezultatin 2:1.

Atletico kaloi në avantazh që në minutën e tretë të ndeshjes nëpërmjet Joao Felixit.

Vizitorët barazuan shifrat më pas në fundin e pjesës së parë. Alvaro Negredo shënoi pas asistimit të Alfonso Espinos.

Megjithatë, fitoren vendësve ua siguroi mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul.

Javier Serrano i Atletico Madridit u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Atletico kalon në pozitën e tretë me 51 pikë pas 28 ndeshjeve.

Cadizi është në pozitën e 18-të me 24 pikë në 28 ndeshje.