Klubi spanjoll synon huazimin e mesfushorit të Arsenalit
Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, është afër marrëveshjes për transferimin e tij në Atletico Madrid.
Klubi spanjoll ka nisur bisedimet me Arsenalin për Torreiran, transmeton KOHA.
Madrilenët e kanë kërkuar mesfushorin në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 22 milionë euro.
Menaxheri i lojtarit ka nisur bisedimet me klubin spanjoll, ku thuhet se marrëveshja është arritur.
Torreira e ka kërkuar largimin nga londinezët pasi ka humbur vendin e titullarit.