Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta transferon Lookmanin nga Leipzigu

Ademola Lookman, karrierën do ta vazhdojë në Serie A të Italisë.

24-vjeçari është prezantuar te enjten tek Atalanta. Lookman u transferua te klubi italian nga Leipzigu për 15 milionë euro.

Besohet se sulmuesi nigerian ka nënshkruar kontratë me Atalantën deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lookman sezonin e kaluar ishte i huazuar te Leicesteri në Angli, ku shënoi tetë gola në 42 ndeshje.

Sulmuesi është i lindur në Londër, por përfaqëson Nigerinë.