Atalanta ka vazhduar serinë pa disfatë në fillim të këtij edicioni në Serie A.
“Ziekaltrit” të dielën fituan në shtëpi edhe ndaj skuadrës së Fiorentinas me rezultatin 1:0.
Ishte ndeshje e xhiros së tetë në Serie A.
Me këtë fitore, skuadra e Atalantas barazohet me Napolin në krye të tabelës me nga 20 pikë. Është hera e parë në histori që Atalanta e arrin këtë shifër të pikëve kaq shpejtë në Serie A.
Golin e fitore se shënoi Ademola Lookman, pas afër një ore lojë.