Atalanta ka fituar 3:2 në udhëtim ndaj Fiorentinas, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të Serie A. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Atalantan, që është kthyer në pozitën e katërt. Kjo pozitë në fund dërgon në Champions.
Atalanta i ka 61 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Juventusi me 62 pikë. Napoli është i pesti me 59 pikë. Ndërkohë Fiorentina renditet e 16-ta me 30 pikë dhe do të luftojë ende për mbetje në elitë. Josip Iliçiq realizoi penallti në minutën e 70-të për fitoren e Atalantas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuvan Zapata realizoi dy gola në pjesën e parë për Atalantan. Por Dushan Vlahoviq u përgjigj me dy gola për të barazuar shifrat, para se Iliçiq të vendoste fituesin. Berat Gjimshiti luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Atalantan.