Aston Villa ia ka dalë ta mposht konkurrencën e Arsenalit për transferimit e mesfushorit të Norwich, Emiliano Buendia.
Villa e zyrtarizoi transferin e Buendias pa detaje të hollësishme, pasi lojtari është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Argjentinës dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pasi të kthehet në Angli.
Raportohet se operacioni i këtij transferimin i ka kushtuar Aston Villës rreth 30 milionë euro.
24-vjeçari në 39 ndeshje në Championship këtë edicion, realizoi 15 gola.
Artikuj të ngjashëm