Aston Villa është eliminuar nga Kupa FA. Aston Villa është turpëruar të dielën nga skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez, Stevenage.
Aston Villa pësoi disfatë 2:1 në 1/32 e finales të Kupës FA. Pjesën e parë skuadra e drejtuar nga Unai Emery e mbylli me epërsi minimale, 1:0. Golin e epërsisë e shënoi Morgan Sanson në minutën e 33-të, por Stevenage përmbysi rezultatin duke shënuar dy gola në fund të takimit për fitoren 2:1.
Skuadra e kaegorisë së katërt shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi Leander Dendoncker i Aston Villas u ndëshkua me karton të kuq.
Golin e barazimit Stevenage e shënoi në minutën e 88-të nëpërmjet Jamie Reid, derisa të fitores e realizoi në minutën e 90-të, Dean Campbell. Stevenage kalon në 1/16 e finales të FA Cup.