Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Astanas mund t’i mungojnë lojtarët serbë dhe rusë

Trajneri i Astanas, Grigory Babayan, e ka vlerësuar të vështirë rrugën deri në Kosovë për përballjen me Ballkanin. Ai ka thënë se në Kosovë mund të udhëtojnë pa lojtarët me shtetësi serbe dhe ruse.

“Kemi një rrugë të vështirë përpara, do të kemi ndeshje me Ballkanin. Ka probleme me fluturimin çarter. Siç e dini të gjithë, Kosova është një shtet i panjohur nga Kazakistani e kështu me radhë. Ka disa vështirësi me hyrjen e lojtarëve me shtetësi ruse dhe serbe. Do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet të rregullojmë logjistikën dhe të rikuperojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Babayan për faqen zyrtare të klubit. Ndeshja Ballkani – Astana zhvillohet të enjten prej orës 18:45 dhe i takon grupit C të Ligës së Konferencës.