Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asprilla thotë se “ndaloi” vrasjen e portierit ikonik, Chilavert

Ish-sulmuesi i Kolumbisë, Faustino Asprilla, ka treguar se si e kishte bindur një vrasës me pagesë që të mos e vriste portierin e Paraguait, Jose Luis Chilavert, pasi ata të dy patën një zënkë gjatë ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës në vitin 1997, shkruan Daily Mail.

Në një dokumentar të transmetuar nga kanali televiziv kolumbian “TelePacifico”, Asprilla ka treguar se si një vrasës me pagesë e kishte telefonuar në dhomën e tij të hotelit pasi sulmuesi dhe Chilaverti ishin përjashtuar me kartonë të kuq në ndeshjen eliminatore të luajtur në Asuncion, të cilën Paraguai e fitoi 2:1, përcjell sot Koha Ditore.

Vrasësi me pagesë, që më 2004 u vra nga bandat në lidhje me drogën, kishte kërkuar lejen e Asprillas për të vrarë Chilavertin, por kolumbiani refuzoi t’ia jepte këtë leje.

“Çfarë? A je i çmendur?” kishte qenë përgjigja e Asprillas. “Do të shkatërrosh futbollin kolumbian, nuk mund ta bësh këtë. Jo, jo, jo, jo. Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë”.

Ish-sulmuesi i Parmës dhe Newcastlet, Asprilla, që ka mbushur 50 vjet fundjavën e kaluar, ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit kolumbian në vitet e 1990-ta dhe është shumë i njohur në vendlindje për jetën e tij si gjatë karrierës ashtu edhe pas pensionimit nga futbolli aktiv.

Incidenti dëshmon për dhunën në futbollin e Kolumbisë dhe lidhjet e dikurshme të forta mes futbollit dhe trafikuesit më të fuqishëm të drogës në këtë vend, Pablo Escobar, që ishte adhurues i madh i futbollit dhe kishte investuar në këtë sport në vitet 1990-ta...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)