Mbrojtësi Elseid Hysaj me Napolin ka dështuar të kthehet në krye të tabelës në kampionatin italian, Serie A.
Napoli nuk e ka shfrytëzuar barazimin e Juventusit ndaj Interit (0:0) të shtunën, për ta kthyer kreun. Napoli barazoi të dielën me Fiorentinën pa gola, shkruan sot “Koha Ditore”. Në pozitën e parë është Interi me 40 pikë, një më pak ka Napoli në vendin e dytë.
Të dielën në humbjen e Crotones nga Sassuolo (2:1), gjatë tërë takimit luajti mbrojtësi Arlind Ajeti.
Humbje ka pësuar edhe skuadra e Beneventos ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj. Të dy luajtën deri në fund të takimit që Benevento e humbi nga Udinese 2:0.