Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani shënon në ndeshjen vendimtare të Realit

Real Madridi është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesja shqiptare që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, shënoi një gol.

Madrilenet fituan me rikthim të dielën gjatë ditës përballë Real Sociedadit 3:2, në njërën prej ndeshjeve më interesante të sezonit.

Kjo fitore ua siguroi “Los Blancos” edhe matematikisht plasmanin në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Asllani e ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të në 1:2. Ajo realizoi pas asistimit që e mori nga Marta Cardona.

Për të ishte goli i 16-të sezonal, ndërsa e ka edhe një asistim. Ajo luajti deri në minutën e 93-të.

Me këtë fitore, Real Madridi ka 70 pikë në vendin e dytë.

 

Artikuj të ngjashëm