Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani nis më herët përgatitjet me Hoffenheimin

Fisnik Asllani, Benjamin Hubner dhe Dennis Geiger do t’i nisin përgatitjet me skuadrën e Hoffenheimit më herët sesa pjesa tjetër e skuadrës.

Asllani 19-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2024, mungoi në fazën finale të sezonit që përfundoi për shkak të problemeve me gju.

Kështu ka shkruar të premten mediumi gjerman “Kicker”.

Hoffenheimi ka seri prej nëntë ndeshjeve pa fitore, ndërsa e mbylli kampionatin në vendin e nëntë me humbjen 5:1 nga Moenchengladbachu.

Pikërisht ndaj kësaj skuadre do ta fillojë kampanjën e re të Bundesligës, që nis më 6 e 7 gusht.

Edhe Foda lavdëron Asllanin Futboll Foda lavdëron Asllanin

“Kicker” të premten ka shkruar se grupi i plotë i skuadrës së Bundesligës nis përgatitjet më 26 qershor, ndërsa Asllani do të jetë në përgatitje një javë më herët.

Asllani ka pesë paraqitje me Kosovën U17 dhe ka shënuar një gol, ndërsa me Gjermaninë U18 ka dy ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar.