Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani mund të debutojë ndaj Leipzigut

Sulmuesi nga Kosova, Fisnik Asllani, të shtunën mund ta ketë një prej ditëve më të lumtura në karrierë si futbollist.

Sulmuesi 19-vjeçar do të jetë në bankën rezervë në duelin e vështirë kundër Leipzigut në Bundesligë.

Për Asllanin që iu bashkua të rinjve të Hoffenheimit në verën e vitit të kaluar, do të ishte debutim në Bundesligën gjermane.

Burime të Sportit në KTV kanë mësuar se ai ka udhëtuar me ekipin e parë të Hoffenheimit dhe do të jetë në bankën e rezervistëve.

Asllani me ekipin e parë të Hoffenheimit ka luajtur në miqësore, por jo në ndeshje zyrtare.