Menaxheri Arash Bayat ka mohuar se Kosovare Asllani do të largohet nga Real Madridi për t’iu bashkuar Milanit.
Ai në një intervistë për “Aftonbladet” ka theksuar se Asllani është duke u kërkuar nga disa klube, por ka mohuar se është arritur marrëveshje për t’iu bashkuar skuadrës italiane.
“Nuk dua të komentoj për klubet tjera, por Kosovarja nuk do të shkoj në Milan. E kuptoj që Kosovarja është e kërkuar, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë marrëveshje me Milanin”, ka thënë Bayat.
Asllani 32-vjeçare është pjesë e Realit prej vitit 2020, ndërsa në 33 paraqitje ka shënuar 17 gola.