Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani me asistim mjeshtëror në fitoren e Suedisë ndaj Zvicrës

Futbollistja Kosovare Asllani ka qenë protagoniste në një tjetër fitore të Suedisë. Të premten mbrëma, Suedia fitoi 1:0 ndaj Zvicrës në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Ndeshja u zhvillua në Suedi.

Kosovare Asllani në minutën e 44-t bëri krosim mjeshtëror nga goditja e dënimit, ndërsa mbrojtësja Magdalena Eriksson shënoi gol të bukur me goditje me kokë.

Asllani e kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës për Suedinë. Te Zvicra prej minutës së 65-të luajti Riola Xhemaili.

Suedia është e dyta në grup me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Më herët kishte pësuar 3:2 nga Spanja dhe fitoi 1:0 ndaj Italisë. Spanja udhëheq me nëntë pikë, ndërsa Italia është e treta me tri pikë. Zvicra ka humbur tri ndeshjet e deritashme.

34-vjeçarja Kosovare Asllani tashmë i ka 179 ndeshje dhe 45 gola për Suedinë.