Kosovare Asllani ka pësuar lëndim të madh në gju dhe do t’i mungojë Real Madridit për dy deri në katër muaj, ka njoftuar “AS”.
Asllani i mungoi edhe më herët Realit për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa do të mbetet sërish jashtë skuadrës madrilene për shkak të këputjes së ligamenteve anësore të gjurit.
Sulmuesja 32-vjeçare e Suedisë është lojtare kyçe e Real Madridit. Por, skuadrës mbretërore do të kërkoj kalimin tutje në Ligën e Kampionëve pa Asllanin.