Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani: Kemi qenë si një mur

Mesfushori Kristjan Asllani ka vlerësuar lart bashkëlojtarët e tij. Ai ka thënë se Shqipëria ishte një mur i pakalueshëm për Poloninë.

“E dinim që ishte ndeshje vendimtare për ne. Polonia menduam se do të ishte kërkuese që prej fillimit, por janë mbrojtur në pjesën e parë. Pastaj ne gjetëm supergolin e Asanit. U hodhën në sulm në pjesën e dytë, por ishte e vështirë për ata. Ishim si ekip kompakt dhe arritëm të fitojmë ndeshjen këtu para publikut tonë”, ka thënë Asllani. Ai insistoi se Shqipëria luajti e bashkuar përballë polakëve. “E dinim që kishte kualitet, por kemi qenë si skaudër e bashkuar, si mur”, ka theksuar ai.

Asllani ka folur edhe për atmosferën në grup.

“Pas ardhjes së trajnerit Sylvinho, jemi bërë një grup kompakt. Flasim shumë, rrimë bashkë shumë edhe jashtë fushës. Ka qenë shumë i mirë në këtë aspekt. Jemi duke funksionuar si grup”, ka thënë Asllani.

Artikuj të ngjashëm