Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani i gatshëm ta zëvendësojë Brozoviqin

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është gati që ta zëvendësojë Marcelo Brozoviqin në ndeshjen derbi kundër Romës dhe insiston se “nerazzurrët” po mendojnë vetëm për duelin kundër “giallorossëve” e jo për Barcelonën.

Lojtarët e Simone Inzaghit duhet të reagojnë pas disfatës 3:1 kundër Udineses në ndeshjen e fundit që u zhvillua para dy javësh.

Ylli i mesfushës, Brozoviq, ka pësuar dëmtim muskulor me Kroacinë dhe pritet të jetë jashtë fushës për një muaj.

Asllani nënshkroi kontratë në afatin kalimtar të verës kurse u transferua nga Empoli.

Futbollisti i Shqipërisë është parë si zëvendësues i mesfushorit kroat.

Edhe Calhanoglu lëndohet, vendin e tij e zë Asllani Futboll Calhanoglu lëndohet, vendin e tij e zë Asllani

“Nerazzurrët” nuk kishin zëvendësim të denjë për “Epic Brozon” në edicionin e kaluar dhe nuk arritën që t’i fitonin tri ndeshje të Serie A kur luajtën pa 29-vjeçarin në formacion.

“Unë jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, përfshirë ditën e shtunë”, ka thënë Asllani të enjten për “Tuttosport”.

“Është për të ardhur keq ajo që i ka ndodhur. Ai është lojtar vendimtar për ne, por unë jam i gatshëm kurdo që më vjen momenti. Do të mundohem të jap më të mirën”, ka shtuar Asllani.

“Do të kemi përballë Romën, një ekip i fortë”, ka vazhduar ish-mesfushori i Empolit. “Duhet të luajmë për të fituar. Ne punojmë fort në çdo ditë dhe jam shumë i sigurt që rezultatet do të vijnë”, është shprehur tutje Asllani.

“Nerazzurrët” do të kenë javë vendimtare. Do të luajnë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në “Stadio Meazza” të martën, tri ditë pas takimit në Serie A ndaj skuadrës që drejtohet nga Jose Mourinho.

Edhe Asllani mund të luajë ndaj Veronas Futboll Asllani mund të luajë ndaj Veronas

“Ne do të fokusohemi për takimin ndaj Barcelonës në kohën e duhur. Për momentin duhet të mendojmë për Romën. Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e së shtunës kundër ‘giallorossëve’”, përfundoi Asllani.

20-vjeçari iu bashkua skuadrës “ziekaltër” në formë huazimi. Megjithatë, skuadra e Interit është e obliguar që ta blejë atë në verën e ardhshme për 10 milionë euro, plus dy milionë euro të tjera bonuse.