Futbollistet e Suedisë kanë startuar me humbje minimale ë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Të premten, Suedia u mposht nga kampionia e botës, Spanja. Në duelin e luajtur në Goteborg, ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3:2 për mysafiret. Kjo ndeshje i takoi grupit të katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Te Suedia, Kosovare Asllani ishte startuese dhe asistoi në golin e epërsisë, të cilin e shënoi Magdalena Eriksson në minutën e 23-të.
Pas golit të pranuar, Spanja shënoi dy herë për të kaluar në epërsi, por Suedia realizoi për të barazuar në 2:2, përpara se spanjollet të shënojnë në kohën shtesë për ta siguruar fitoren. Spanja shënoi nga penalltia.
Asllani luajti deri në minutën e 79-të në këtë takim.