Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani asiston për fitoren e Suedisë

Kosovare Asllani sërish ishte vendimtare te përfaqësuesja e Suedisë në futboll.

Asllani, që ishte kapitene, asistoi në fitoren 2:1 të Suedisë ndaj Afrikës së Jugut.

Kosovare Asllani në minutën e 90-të asistoi për golin e fitores. Amanda Ilestedt ishte realizatore.

Asllani krosoi nga këndi, ndërsa mbrojtësja shënoi me goditje me kokë.

Afrika e Jugut kaloi në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Suedia barazoi në 1:1 në minutën e 65-të.

Kështu Suedia e nisi me fitore, por të vështirë, pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Australi dhe Zelandë të Re.

Edhe Asllani me Suedinë e mposhtin Italinë Futboll 4 muaj më parë Asllani me Suedinë e mposhtin Italinë

Suedia garon në grupin G.

Për Kosovare Asllanin ishte ndeshja e 171-të për Suedinë.