Sport

Arvanit Rexhaj, majtaku i pandalshëm nga Prizreni

Golat e bukur nga gjuajtjet e lira, kontrolli i topit, duelet në ajër dhe pasimet e sakta, e veçojnë në fushë nga futbollistët e tjerë. Falë paraqitjeve të mira, ka rënë edhe në sy të menaxherëve të ndryshëm evropianë, të cilët po synojnë ta bëjnë për vete dhe ta dërgojnë në ndonjë klub në liga të forta.

Bëhet fjalë për Arvanit Rexhajn, majtakun 15-vjeçar nga Korisha e Prizrenit, i cili vesh fanellën e ekipit nga Prizreni A&N.

Për KOHËN, Rexhaj ka treguar për sfidat në fillim të karrierës. Klubi i parë ku ai ka luajtur është shuar pas gjashtë muajsh. Kjo nuk e ndali të riun prizrenas që të merret më futboll.

filluar në klubin e fshatit tim, ka qenë KF Kabashi, klub që ka funksionuar vetëm gjashtë muaj dhe më pas është shuar. Në vitin 2013, kam filluar te FC Winner dhe aty kam qëndruar deri në vitin 2018. Qe dy vjet jam pjesë e A&N, ku kam nënshkruar edhe kontratë 3-vjeçare dhe kam kaluar të ekipi i parë, ku pres debutimin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, që do të nisë në shtator. Gjatë kësaj periudhe më kanë përkrahur shumë familja, trajnerët me të cilët kam punuar dhe shoqëria”, ka thënë Rexhaj.

Qe dy vjet ai është pjesë e A&N, ku ka luajtur për U17 dhe për juniorët, kurse nga kjo verë ka nënshkruar kontratë me ekipin prizrenas me të cilin synon Superligën... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)