Arthur ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare për të iu bashkuar Juventusit gjatë kësaj vere, ndërsa Pjaniq me Barcelonën.
Mesfushori i Barcelonës, Arthur ka udhëtuar drejt Torinos vetëm pak orë pas paraqitjes kundrejt Celta Vigos, ndërsa sot i është nënshtruar testeve te Juventusi, dhe do t’i bashkohet atyre për një marrëveshje prej 72.5 milionë funte, raporton Goal.
Mesfushori 30 vjeçar i Juventusit, Miralem Pjaniq, i cili do të bashkohet Barcelonës për një marrëveshje prej 60 milionë funtesh gjithashtu sot i është nënshtruar testeve në Torino, transmeton KOHA.