Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e di se sa serioz është lëndimi i Reiss Nelsonit. Ai ka thënë se lëndimi i Nelsonit nuk është lajm i mirë për skuadrën.
“Nuk e dimë shkallën e lëndimit. Fakti që ai duhej të largohej nga fusha menjëherë nuk është lajm i mirë, veçanërisht për një lojtar siç është Nelson. Ai është i fuqishëm dhe i shpejtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kjo nuk i ndryshon planet tona”, ka thënë Arteta.
Arsenali është në vendin e parë në Premier League të Anglisë. Më 26 dhjetor, Arsenali luan ndeshjen kundër West Hamit, ndërsa më 31 dhjetor përballet me Brightoni.
Nelson u lëndua në ndeshjen Arsenal – Juventus, të luajtur të shtunën.